Na ndiqni edhe në

Politikë

Pas tre orësh, ende asnjë marrëveshje në tryezën e Këshillit Politik!

Pas tre orësh, ende asnjë marrëveshje në tryezën e

Mbledhja e Këshillit Politik, vijon prej tre orësh në Pallatin e Kongreseve. Mësohet se ende nuk ka një marrëveshje mes palëve, pasi PS nuk është dakord, me propozimin e opozitës jashtë parlamentare, për hapjen e listave 100% dhe pa ndryshuar formulën e koalicioneve. Sipas burimeve në media, përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare, Bylykbashi dhe Vasili kanë vënë theksin te nevoja për të gjetur konsensus dhe se propozimi i opozitës jep zgjidhje konkrete. Kujtojmë se rreth një orë më parë, Rudina Hajdari, braktisi mbledhjen duke thënë se nuk kishte më vlerë, të qëndronte në tryezë./L.F-dritare.net