
Opozita vë kushte për takim, Rama: Kështu nuk funksionon!
E Mërkurë 22 Korrik 2020, 13:01
Dritare.net
Opozita jashtëparlamentare, ka refuzuar për sot ftesën e Ramës, për takimin në Këshillin Politik. Ata kanë kërkuar që takimi të zhvillohet nesër, ose të premten në orën 11:00. Sakaq, Rama, përmes një postimi në Twitter, nuk heq dorë nga ftesa e parë, dhe i bën thirrje edhe një herë të mos kushtëzojnë Këshillin politik, si Kuvendin dikur.
"Miqtë opozitarë jashtëparlamentarë, duhet të mos shohin gishtin kur gishti tregon hënën! Në 30 korrik do të kemi risi kushtetuese mbi të cilat duhet të ulemi pa humbur asnjë ditë. Prandaj të pranojnë realitetin e të mos e kushtëzojnë Këshillin Politik si Kuvendin dikur,se nuk funksionon!", shkruan Rama./L.F-dritare.net

















