Na ndiqni edhe në

Politikë

Mosmarrëveshjet në Këshill/5 pyetjet që opozita e bashkuar i drejton OSBE/ODIHR

Mosmarrëveshjet në Këshill/5 pyetjet që opozita e bashkuar i

Opozita e Bashkuar paraqiti në mbledhjen e Këshillit Politik një letër me 5 pyetje për të marrë asistencën e OSBE/ODIHR për disa çështje themelore për të cilat palët nuk bien dakord.

1. A përputhet me standardet ndërkombëtare mekanizmi aktual i Kodit për koalicionet dhe formula e shpërndarjes së mandateve?

2. A i lejon listat e hapura mekanizmi dhe formula aktuale dhe a është në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR.

3. A mund të ndryshohen njëanshmërisht rregullat zgjedhore 6 muaj para zgjedhjeve?

4. A minon barazinë në garë dhe a bie ndesh me disa standarde të OSBE/ODIHR ndryshimi i njëanshëm i rregullave shumë afër zgjedhjeve?

5. Në kushtet e mosdakordësisë, cila është një zgjidhja në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR për zgjedhje demokratike?

Këto janë 5 pyetjet, që Opozita e Bashkuar, i ka drejtuar OSBE/ODIHR. Mosmarrëveshjet mes palëve, janë shtuar së fundmi, kur mazhoranca propozoi draftin në mbledhjen e kaluar./L.F-dritare.net