
Kryemadhi: Jam për mbylljen e shkollave, por jo të vendit!
Dritare.net
Monika Kryemadhi ka folur mbi mundësinë e mbylljes duke e çuar vendin në një karantinë të dytë. Ajo është shprehur kundër mbylljes së vendit por pro mbylljes së shkollave. Këto të fundit duhet të mbyllen tha sipas saj
dhe mësimdhënia duhet të bëhet në klasa të dedikuara për të garantuar shëndetin e nxënësve dhe të stafit akademik.
"Unë jam për “lockdown-in” e shkollave. Në një diskutim që kemi pasur për arsimin, mbyllja e shkollave nuk ka të bëjë me programe politike, por duhet të ketë njerëz të përgatitur. Fëmija i klasës së parë duhet të mësojë abetaren, gjuhën shqipe, 2+2 bëjnë katër. Ne kemi bërë një propozim, kemi filluar ta diskutojmë dhe me mësues. Sot sistemi arsimor ka me qindra e mijëra mësues që kanë dalë në pension 2-3 vitet e fundit, ashtu siç janë dhe studentët e masterit të vitit të fundit, apo mësues të hequr nga shkolla për bindje politike. Të bëhet mësim në komunitet, pasi administratorët kanë një database të nxënësve”, ka thënë Kryemadhi. /M.M-dritare.net

















