
Kryemadhi: Virusin e kalova pa simptoma, maska është mjeti i fundit i mbrojtjes nga Covid-19!
Dritare.net
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në një emision televiziv ka theksuar se e ka kaluar koronavirusin në dy javët e para të shtatorit, pa simptoma. Sipas saj, në vendin tonë ka mungesë informacioni dhe sitatë që nuk menaxhohet si duhet. Kryemadhi ka shtuar se maska është mjeti i fundit që mund të mbrojë qytetarët nga virusi.
“Meqë se kam besuar, kjo s’do të thotë se s’kam qenë e mësuar. E kam kaluar pa simptoma, në dy javët e para të shtatorit. Nuk është se nuk e besoj virusin, por besoj te menaxhimi. Ashtu siç besoj këtë situatë të menaxhuar keq nga qeveria. Mungesa e informacionit për qytetarët apo dhe gazetarët, ka bërë që të ketë këtë mungesë, dhe çorientim të situatës. Maska është mjeti i fundit i mbrojtjes së çdo qytetari nga Covid-19. Sa i përket mbrojtjes së qytetarit, është jo vetëm informacioni që e kanë të nevojshëm, është informimi nga mjekët, bërja e tamponëve, izolimi dhe kurimi dhe më pas përdorimin i maskës”, ka thënë Kryemadhi./M.M-dritare.net

















