Na ndiqni edhe në

Politikë

Basha-Berishës: Që të shohim kush është i korruptuar, dalim para vettingut!

Basha-Berishës: Që të shohim kush është i korruptuar,

Lulzim Basha iu përgjigj deklaratave të Sali Berishës, drejtuar atij, sot në një dalje për mediat. Ish-kreu i Partisë Demokratike i bëri thirrje Berishës që të votojnë vetingun për politikanët e të shihet se kush është i korruptuar dhe i lidhur me krimin.

"Koha është ilaçi më i mirë. Dhe koha e rrëzoi malin e gënjeshtrave që ngriti para shqiptarëve ai që kërkon me çdo kusht e mjet të mbajë peng PD-në për interesat e veta personale.

Që t’i japim fund baltosjes, që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët. Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërinë", shkruan Basha në Twitter./L.F-dritare.net