Na ndiqni edhe në

Politikë

Berisha: Basha ka frikë nga burgu, ndaj është bërë peng i Ramës!

Berisha: Basha ka frikë nga burgu, ndaj është bërë peng

Sot në një dalje për mediat Sali Berisha ndërsa u pyet për bashkëpunimin në PD, ai tha se shpreson të gjejë mirëkuptimin me grupin tjetër. Por kur u përmend Lulzim Basha, Berisha tha se nuk mund të ketë më asnjë koalicion.

“Unë shpresoj se me grupin tjetër, ne do gjejmë mirëkuptim të plotë. Sepse ata, siç e kam theksuar, kanë mbajtur qëndrim të drejtë dhe parimor ndaj primareve. Ky qëndrim është qëndrim ndaj një parimi themelor të PD.

Kurse me pengun e Edi Ramës, vetëm kur të pranojë Edi Ramën në koalicion, apo në bashkëpunim, mund të pranojë pengun e tij. Lul Basha është në një mision si peng i vërtetë, si një njeri që Edi Rama kur të dojë i pret fletën e arrestit me afat burgimi minimumi 6-vjeçar.

Nuk mund të ketë. Ai e ka zhveshur veten për shkak të frikës që ka nga burgu dhe është shndërruar në një vegël të verbër të Edi Ramës,” tha Berisha./L.F-dritare.net