Plane për fëmijë? Ja si përgjigjet bashkëshorti i Dua Lipës!
Dritare.net

Aktori britanik Callum Turner ka folur për herë të parë publikisht për martesën me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, duke e cilësuar dasmën e tyre si ditën më të bukur të jetës së tij.
Në një intervistë të fundit për revistën Esquire UK, aktori 36-vjeçar tregoi emocionet që përjetoi gjatë ceremonisë dhe foli me shumë dashuri për marrëdhënien me Duan.
“Ishte e mrekullueshme. Ishte dita më e bukur e jetës sime”, u shpreh Turner.
Aktori tregoi se pas martesës ishte ndier i habitur nga vëmendja e njerëzve. Ai rrëfeu se gjatë një shëtitjeje në park, shumë persona i kishin uruar për martesën.
“Ishte disi surreale”, tha ai, duke shtuar se i dukej e çuditshme që një moment kaq personal diskutohej publikisht nga kaq shumë njerëz.
Dua Lipa dhe Callum Turner u martuan më 31 maj 2026, në një ceremoni intime në Old Marylebone Town Hall në Londër. Më pas, çifti organizoi një festë madhështore triditore në Siçili të Italisë, në praninë e familjarëve, miqve dhe disa personazheve të njohur.
Duke folur për bashkëshorten, Turner tha se është bukur të gjesh dikë që e do, që të do dhe me të cilin dëshiron të kalosh gjithë kohën.
Ai tregoi gjithashtu se të dy kanë të njëjtën dëshirë për të udhëtuar, eksploruar dhe zbuluar botën.
“Ne jemi pjesë e të njëjtit cirk. Të dy kemi në mendje të njëjtën gjë: të udhëtojmë, të shohim botën, të eksplorojmë dhe të zbulojmë. Na pëlqen ta bëjmë këtë së bashku”, u shpreh aktori.
Turner foli edhe për planet e së ardhmes, duke pranuar se dëshiron të krijojë një familje me Dua Lipën.
“Sigurisht. Jam 36 vjeç. Do të doja të krijoja një familje dhe të rrisja fëmijë”, tha ai.
Dua Lipa dhe Callum Turner nisën lidhjen në janar të vitit 2024, ndërsa këngëtarja konfirmoi fejesën e tyre në qershor të vitit 2025. Pas martesës në Londër dhe festës në Siçili, ata kaluan muajin e mjaltit në Bregun e Amalfit.
Turner është shfaqur së fundmi përkrah Dua Lipës në eventet promovuese të filmit të tij “One Night Only”. Aktualisht, ai po xhiron në New Jersey filmin horror “Possession”, ku interpreton së bashku me Margaret Qualley.