
Pse Berisha nuk ngushëlloi vdekjen nga Covid të zv/kryeministrit të tij, Bashkim Kopliku?!
Dritare.net
Nga Kreshnik Spahiu
Dje u nda nga jeta Prof. Bashkim Kopliku.
Për ata që janë të rinj po ju kujtoj se ai:
Ka qenë zëvendëskryeministër i Shqipërisë në periudhën 1992-95, deputet në Kuvendin e Shqipërisë në 1991-1997, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë në 1996-1997, anëtar i kryesisë së PDSH në 1991-1997, i dekoruar me "Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë", nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 1993.
Dje ai ndërroi jetë në avion teksa po shkonte në Itali për t'u kuruar nga Covid19.
Qindra personalitete shkruan dhe ngushëlluan dje, ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, me përjashtim të atij që e kish detyrim i pari.
Sali Berisha e kishte zv/kryeministr por si zakonisht e kishte hedhur rrugëve sespe ashtu ka bërë 100% me çdo numrrat dy në parti.
Unë po ju kujtoj që ai nxori nga partia gjithë nunrat 2 dhe zv/kryeministrat.
Bashkim Kopliku
Dashamir Shehi
Gramoz Pashko
Ilir Rusmaili
Bamir Topi
Gazmend Oketa
Jozefina Topalli
Vetë i zgjidhte dhe vet i denigronte.
Vetë i bënte heronj dhe pastaj i bënte tradhtar.
Sali Berisha i hedh rrugëve duke i vrarë politikisht, por më pas hyn në hasmëri për së gjalli dhe për së vdekuri.
Aq shumë i urren sa nuk i uron dot as kur ndërrojnë jetë.
Mos e shihni Berishën me kostum dhe kollare, sepse aty nuk do e dalloni shpirtin e tij.
Populli thotë:“Djalli fshihet në detaje”
Tradita edhe Kanuni Malësisë Gjakovës e kërkojnë qē sot ai, të ishte në krye të funeralit sepse humbi bashkëpuntorin më elitar, të viteve të lavdishme të Partisë Demokratike, por fatkeqsisht, ai nuk shpenzon as dy rreshta ngushëllim për njeriun e tij të afërt që ndërroi jetë.
Nuk ia fal kritikat që Bashkim Kopliku i përi këto vitet e fundit.
Urrejtja i ka errur sytë për të harruar çdo Kanun apo traditë shqiptare.
Urren çdo kënd që i del kundër në këtë botë dhe botën tjetër.
Për Berishën, Bashkimi është një kufomë, që nëse do kishte mundësi do e përdorte si arkivolin e Azemit për të hapur dyert e kryeministrisë apo si kufomat e Covid19 që kanë mbushur portalet e Partisē Demokratike.
Veçse nuk është i aftë të kuptojë se në frigoriferin e morgut ka futur Partinë e tij, që e krijoi me Bashkimin, Azemin, Gramozin, Banirin, Dashin, Jozefinën, Astritin, Meksin .......
Lamtumirë Bashkim Kopliku: o burrë fisnik dhe elitar. Ty sot të nderon Shqipëria, pavarsisht se të harroi partia./Dritare.net

















