Na ndiqni edhe në

Opinione

Jetët paralele të Berishës brenda gjykatës dhe në tualetin e shtëpisë

Jetët paralele të Berishës brenda gjykatës dhe në

Nga Mero Baze

Sali Berisha pati sot një betejë në GJKOK lidhur me masën e tij të sigurisë. Së bashku me dhëndrin që ndërkohë është në burg, kërkuan shuarjen e masës së sigurisë që ka dhënë gjykata dhe ndërrimin e gjyqtares.

I humbën të dyja.

Një ditë më parë gjykata shpërndau dhe arsyetimin e vendimit për Sali Berishën dhe sorrollatjet e policisë nga kati I tretë në katë të katërt, herë duke takuar të bijën që u thotë është tek apartamenti tjetër, e herë duke takuar djalin që thotë babi është në banjë se është pa qejf.

Nuk dua të komentoj vendimin e gjykatës, por të jetuarit e Berishës në një jetë paralele, ku nga një anë shkon në gjykatë e ankimon vendime e nga ana tjetër sillet sikur nuk ka marrë njoftim për masën e sigurisë dhe akoma më shumë, kur bën sikur interpreton masën e sigurisë si antikushtetuese.

Sot në fakt ka vepruar drejtuar drejt dhe kjo është rruga që duhet të ndjek. Tani pas shkalës së parë ka apel, pastaj Gjykatë të Lart dhe më tej në Gjykatë Kushtetuese dhe Strasburg, ai mund ta sqaroj çështjen e kushtetutshmërisë së vendimit ndaj tij.

Këtë mund ta bëj dhe sikur masa e sigurisë ndaj tij të ndërroj dhe të ashpërsohet. Mund ta ketë si betejë morale nëse do verifikimin e kushtetutshmërisë në masën e parë të sigurisë.

Por procedura penale, është e mirë përcaktuar në këtë rast. Ndërkohë që Berisha mund të ankimojë masën e sigurisë, ai duhet të zbatojë çdo vendim që buron nga një gjykatë shqiptare dhe nuk mund ta bëj këtë duke u fshehur në banjë kur shkon policia.

Dy pretendimet e Berishës rrëzojnë njëra tjetrën. Pretendimi I parë që masa e sigurisë është antikushtetuese rrëzon pretendimin e dytë që nuk ka marrë dijeni për masën e sigurisë, se nëse nuk do kishte marrë dijeni nga e di që është antikushtetuese.

Akti I sotëm në gjykatë, tregon se ai ka marrë njoftim dhe po përballet me gjykatën në këtë proces kështu që nuk ka nevojë të shkohet më ta kërkosh herë tek tualeti I gocës herë tek ai I djalit. Tani ndaj tij thjeshtë duhet zbatuar ligji si ndaj një të dënuari që nuk zbaton vendimin e gjykatës.

Ndërkohë ai e ka të gjithë të drejtën jo vetëm për masën e sigurisë por dhe për vendime te tjera që mund të merren ndaj të ankohet në çdo shkallë gjykate, por ndërkohë që vendimet ankimohen ato të mëparshmet zbatohen. Dhe Berisha është aktualisht sot me një vendim të pazbatuar gjykate.

Person në kërkim me fjalë të tjera./tema.net