Ditën e Pavarësisë mos e bëj pis me lojëra politike, Doktor!
Dritare.net
Nga Ermal Peçi
Sot është një festë e madhe për Shqipërinë tonë, është dita e pavarësisë jo vetëm si një ditë për të kujtuar figurat e mëdha dhe babain e kombit, Ismail Qemalin, por dhe një ditë reflektimi se çfarë duhet të bëjë brezi jonë për të ardhmen e vendit tonë. E nisa ditën me urimin për figurat tona patriotrike, e duke bërë rutinën e përditshme të lajmeve pashë postimin e mikut tim Azmer Duleviç në facebook, ku kishte shpallur një thirrje “Me rastin e festës së pavarësisë kam vendosur përsëri këtë vit të ofroj 10 Bursa studimi falas për jetimët nga 18-25 vjeç në kursin e Instalimeve Elektrike në qendrën e trajnimeve të avancuara ITech Academy. Nëse njihni dikë që mund t'i japim një zanat për t'i ndryshuar jetën dhe më pas t'i sigurojmë edhe punësimin thjesht më kontaktoni”.
U gëzova shumë jo vetëm se vendi ynë po përballet me një valë të frikshme emigracioni si pasojë e politikës shkatërruese që i është bërë Shqipërisë, por se realisht vendi jonë do bëhet një vend më i mirë kur të ketë profesionistë dhe njerëz të kualifikuar.
U ndjeva mirë që ka të rinj që e duan shumë këtë vend e nuk po zgjedhin të largohem, por po kërkojnë bashkëpunim për të rinj, të cilët u jepet mundësia e një jete me dinjitet dhe jo të lihen në rrugë të madhe për t'u bërë pjesë e botës së krimit. Më pas në Vlorën e Ismail beut ecte i rrethuar më shumë nga trupëroja se njerëz Sali Berisha, i cili zgjodhi që edhe ditën e pavarësisë të bënte politikë. Njeriu që demokratët e kanë parë si liderin e hekurt tashmë po shikojnë dhe anën tragjike të tij. Me fjalë arkaike, një gjuhë e vjetër, e cila përçan militantët e partive dhe i kthen në armiq, zgjodhi të fliste duke i treguar fundin Edi Ramës, Pashiqit të Ballkanit dhe si do e dërgonte Ramën në Beograd si argati i Vuçiç.
Pse e bën këtë Doktor!
Ti e di shumë mirë që Rama nuk është argat i Vuçiçit ashtu siç e di që Shqipërisë këto plagë ja keni bërë bashkë. Ti e di shumë mirë që Rama nuk bie pa rënë ti dhe Meta e prapë kërkon ta shpallësh armik. Ti e di shumë mirë Doktor se kullat që ndërton rrethi jot i afërt janë me firmën e Ramës.
Ti e di shumë mirë Doktor që Shqipërinë nëpërmjet investitorëve strategjikë po e marrin njerëzit tuaj të afërt. Prandaj ti ke një hall shumë të madh që po e lejon veten nga lideri i hekurt të përfundosh në këto deklarata, të cilat të bëjnë qesharak, por halli jot nuk është halli i demokratëve e as më pak Shqipërisë. Prandaj ditën e Pavarësisë mos e bëh pis me lojërat tua politike Doktor./dritare.net