
Xhufi: Me këto samite, Rama po promovon Shqipërinë!
Dritare.net
Për akademikun Pëllumb Xhufi samiti për Ukrainën që u mbajt në Tiranë është një mënyrë për të promovuar Shqipërinë. I ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTV, Xhufi u shpreh se:
“Lëvizjet që Rama ka bërë në politikën e jashtme, samitet e promovojnë Shqipërinë. Sepse ne e dimë se çfarë imazhi kanë ata akoma për Shqipërinë që mbartet që nga koha e Turqisë. Impakti që gjejnë këtu kur vijnë, është pozitiv. Këto samite janë pozitive sepse promovojnë vendin tonë.
Ne kemi bërë dhe gabime. Zoti Rama duhet t’i pranonte armët kimike kur u propozua. Por u tut nga një lëvizje e promovuar nga PD-ja e cila arriti deri aty sa rrethoi me protestues edhe Ambasadën Amerikane. Kjo ishte shumë e rëndë për amerikanët. Por ta kishte bërë Rama atë, do të ishte më mirë Shqipëria sot. Edhe armët do të trajtoheshin më mirë se sot janë hedhur diku në Norvegji. Por kjo do të pastronte edhe helmet që janë sheshit nga repartet ushtarake këtu. Do të kishim marrë edhe një plus dhe nuk do të kishim nevojë të merrnin 3000 muxhahedinë, apo të marrim sot refugjatët që ngelen nga Italia. Aty do ishte vendosur një hallkë shumë e fuqishme. Por nga nganjëherë politikanët duhet të marrin vendime të forta.”- tha Xhufi në DritareTV./K.C/dritare.net

















