Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vrasja e Azem Hajdarit/ Juristi: Dënimi i Jaho Mulosmani ishte i padrejtë

Vrasja e Azem Hajdarit/ Juristi: Dënimi i Jaho Mulosmani ishte i

Avokati i njohur Vladimir Meçi deklaron se klienti i tij Jaho Mulosmani mund të ishte liruar në akuzat për vrasjen e Azem Hajdarit. I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV avokati Vladimir Meçi thotë se në kohën kur po bëhej gati vendimi në gjykatën e Strasburgut u ndërrua përfaqësuesi i Shqipërisë dhe kjo solli problem në çështje.


"Dënimi i Jaho Mulosmani ishte një veprim i padrejtë këtë e kam bindje. Ai ishte pjesë e organizatës e cila ishte mbledhur për ekzekutimin e Azem Hajdarit. Them që është i pafajshëm pasi ai nuk ka qëlluar njeri. Fatmir Haklaj kishte një autoritet të padiskutueshëm jo vetëm te Jaho por edhe tek bashkëpunëtorët e tij. Le ta quajmë se Jaho përdorej për të blerë cigare, ishte një figurë shumë interesante, por nuk është autori i vrasjes së Azem Hajdarit. Çështja shkoi në gjykatën e Strasburgut dhe gjykata ishte gati ta prishte vendimin e dhënën për të por në atë kohë u ndërrua përfaqësuesi i Shqipërisë në Starasburg. Deri në momentin që i ndjeri Kristaq Traja ishte pjesë e trupës së Strasburgut ishte ideja që ka pasur ndikim politik gjykimi i Jahos.”,u shpreh avokati Vladimir Meçi për Dritare TV/K.K dritare.net