Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Avokati Vladimir Meçi: Si është të mbrosh kriminelët?!

Avokati Vladimir Meçi: Si është të mbrosh

Avokati i njohur Vladimir Meçi tregon se gjatë rolit të tij si avokat mbrojtës i çështjeve penale nuk ka rënë asnjëherë pre e provokimeve dhe se mund të kalonte në fjalë ofenduese. I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV avokati Vladimir Meçi shprehet se avokati nuk mbron krimin por individin.


“Avokati penalist duhet të garantojë të gjitha të drejtat proceduriale kushtetuese që ka personi dhe duhet të jetë kundërpushet ndaj akuzës në ato raste kur ata shkelin të drejtat ndaj klientit. Avokati nuk mbron krimin, por personin. Kurrë në rolin tim si avokat mbrojtës i një personazhi të akuzuar edhe në çështjet penale nuk kam bërë veprime intimiduese ndaj dëshmitarëve apo fjalë fyese. Në rastet kur ka pasur parregullsi apo dëshmi të montuara natyrisht beteja ka qënë e ashpër.”, u shpreh Vladimir Meçi për Dritare TV/K.K dritare.net