
Vranë Ramazan Matajn, Gjykata e Apelit merr vendimin për vëllezërit Hasaj!
Dritare.net
Gjykata e Apelit ka lënë në burg dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë 33-vjeçarin Ramzan Mataj për nderin e së motrës, në fshatin Dragoç të Shkodrës mbrëmjen e 4 janarit.
Gjykata, e cila mori në shqyrtim çështjen pas ankimit të paraqitur nga Klisman Hasaj, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase sigurimi më të butë, e ka cilësuar si të ligjshëm ndalimin e dy vëllezërve, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”.
Kujtojmë se Arjon Hasaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”
Ndërsa, Klisman Hasaj, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Kujtojmë se Arjon Hasaj, 29 vjeç, ka pranuar krimin dhe ka treguar se arsyeja pse e ka vrarë Ramazan Matajn, ka qenë për shkak të një lidhje që viktima kishte me motrën e tij prej të paktën 6 vitesh dhe se ai i kishte prishur dy martesa asaj.
Sipas Hasajt, 33-vjeçari i kishte dërguar burrit të dytë të motrës së tij dhe njerëzve të tjerë në fshat edhe video intime, ku viktima shfaqej me të motrën e autorit.
Sa i përket vrasjes, 29-vjeçari ka treguar se viktimën e ka nxjerrë në pritë, pas një bisede që kanë patur në Instagram, me anë të një profili të rremë vajze.
Ndërkohë, vëllai i vogël, Klisman Hasaj, 23 vjeç, ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij./E.P-dritare.net

















