Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zbardhet vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër. Arrestohen babë e bir

Zbardhet vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër. Arrestohen babë e

Babai i 5 vajzave dhe djali i tij janë arrestuar si autorë të dyshuar të vrasjes së 33 vjeçarit ndodhur më 4 janar në fshatin Dragoç të Shkodrës. Dy të afërm të tyre janë shoqëruar si bashkëpunëtorë.

Të arrestuarit Rrustem Hasaj, babai i 5 vajzave dhe djali i tij Arjon Hasaj, janë nga fshati Dragoç i Shkodrës, nga i njëjti fshat nga ishte dhe viktima Ramazan Mataj.

Sipas raportimeve i dyshuari kryesor për vrasjen është Arjon Hasaj. Një prej të ndaluarve është kapur në pikën kufitare, teksa tentonte të largohej nga Shqipëria.

Hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e krimit dhe përfshirjen e të dyshuarve.

Kujtojmë që 33-vjeçari Ramazan Mataj u qëllua me breshëri plumbash brenda makinës së tij tip “Benz” dhe më pas u gjet nga kalimtarët e rastit, banorë të fshatit Dragoç të dielën.

Autorët dyshohet se e kanë ruajtur Matajn gjatë natës dhe në momentin që ka dalë në rrugën kryesore të fshatit e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur.

Ishin banorët që panë 33-vjeçarin e pajetë brenda automjetit dhe kanë lajmëruar policinë e cila është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Sipas informacioneve, ai ka qëndruar në Belgjikë, aty ku aktualisht ndodhet edhe vëllai dhe prej një viti ishte kthyer në Shqipëri. Mataj ka bërë punë ditore në ndërtim në Mal të Zi dhe nuk rezulton të ketë precedent penal./E.P-dritare.net