
Vera Çeço: Vilat në Libohovë dhe Delvinë janë bërë me bimë mjekësore!
Dritare.net
Puna me bimët medicinale është e vështirë, por ka shumë fitime. Kështu thotë Vera Çeço e cila prej dekadash mbledh dhe tregton bimë mjekësore. Zonja Çeço thotë se vilat në Libohovë dhe Delvinë janë bërë me bimë mjekësore sepse këto bimë kanë treg shitjesh dhe kanë shumë fitime.
“Puna me bimët është mjaft e vështirë. Gratë punojnë në male duke mbledhur bimët. Kanë të favorshme vetëm klimën, në krahasim me Malësinë e Madhe, duke qenë në se jug është më ngrohtë. Puna është e vështirë, por vlerësohet.
Të vish në Delvinë dhe Libohovë të shikosh të gjitha vilat janë bërë nga mundi dhe djerësa e këtyre njerëzve që merren me bimë medicinale, me çaj, sherebela, rigon e shumë bimë të tjera. Nëpër fshatra që mbledhin bimë medicinale, nuk e kanë ndërprerë vjeljen e këtyre bimëve as sot e kësaj dite që tregu të ofron disa lloje punësh, për arsye se janë shumë të kënaqur edhe me fitime.”, tha ndër tw tjera zonja Çeço./K.C/dritare.net

















