Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vendimi për Dritan Goxhajn, avokati: Sot u vra dinjiteti i shqiptarëve!

Vendimi për Dritan Goxhajn, avokati: Sot u vra dinjiteti i

Sot u zhvillua seanca e radhës gjyqësore për Dritan Goxhajn, i arrestuar në vendin tonë më 31 korrik me urdhër të Gjykatës së Posaçme për Krimet e Luftës. Gjykata i hapi rrugë ekstradimit të ish-luftëtarit të UÇK-së në Hagë. Ndërkohë avokati i Goxhajt, Bashkim Nikolla ishte i ftuar sot në emisionin “Intervista e Ditës” në DritareTv për të folur mbi vendimin e fundit të Gjykatës së Tiranës. Zoti Nikolla u shpreh se, sot u bind që në Shqipëri nuk ka drejtësi.

"Jemi në një çast ku mund të themi pa mëdyshje qe drejtësia është zero. Ka marrë fund. Ligjet e shkruara si ato të Republikës së Shqipërisë, e cilësoj Republika e Shqipërisë, jo republika e bananeve, e skllevërve. Kjo republikë ka një korpus të tërë me akte ligjore dhe nën ligjore ndërtuar në gjithë këto vite në harmoni me të drejtën e brendshme dh ndërkombëtare, ku prevalon fuqia e akteve ndërkombëtare të nënshkruara, të ratifikuara nga parlamenti shqiptar. Politika e ka trembur drejtësinë, e ka vënë përfundi. Në Shqipëri nuk ka drejtësi. Drejtësia nuk ka vepruar në bazë të kushtetutës. Ka pasur ndërhyrje politike. Unë krahasoj faktet që kam në tavolinë. Kemi një mal me fakte që ia paraqitem para gjykatës. Sot më është vrarë dinjiteti i shtetit tim dhe Dritan Goxhajt, i shqiptarëve dhe gjithë atyre që luftuan për këtë vend.”, u shpreh zoti Nikolla në DritareTv./K.C/dritare.net