Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U kthye nga emigrimi, Lulzim Hupi rregulloi kullën e stërgjyshit dhe i ndryshoi imazhin Bulqizës!

U kthye nga emigrimi, Lulzim Hupi rregulloi kullën e stërgjyshit dhe i

Dritare TV hapi vitin 2024 me një emision kushtuar turizmit. Kjo është historia e një minatori që ka punuar në dritë e në errësirë për të çuar përpara amanetin e gjyshit dhe ëndrrën e tij.
Lulzim Hupi punoi në tokë të huaj për disa vjet për t'u kthyer më pas përfundimisht në Bulqizë.

Ai punoi për disa vite në minierat e vendlindjes së tij.
Me kursimet e punës, ia doli të rregullojë kullën e stërgjyshit duke e kthyer në bujtinën më të bukur të qytezës së minatorëve, e cila me rrugën e re do të jetë një lagje e Tiranës dhe për të shkuar tek Kulla Hupi do të duhen 35 minuta. Ndiqeni historinë e Lulzim Hupit në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV!