Pas Rudinës, të gjithë vipat në Rrugën e Qumështit!
Dritare.net

Pas emisionit të dritare.net, tani të gjithë shkojnë te Lufra. Shumë personazhe të famshme kanë ndjekur rrugën e qumështit të Lufrës, që na e tregoi gazetarja, Rudina Xhunga.

Fillimisht shkoi gazetarja, Zefina Hasani, e cila na rrëfeu në dritare.net eksperiencën e saj.

Pas gazetares, pamë që edhe këngëtarja e njohur, Julka Gramo, bashkë me familjen kaloi një ditë fundjave te Lufra, duke ndjekur gjithë procesin nëpër të cilin kalon qumështi, kosi e djathi, deri sa vijnë në shtëpitë tona.

Një ditë më parë, edhe moderatorët, Isli Islami dhe Ori Nebiaj shkuan te Lufra.

E pra, kudo që shkel dritare për herë të parë, e ndjekin edhe të tjerë. Sa mirë sikur vipat të bëjnë kështu me çdo prodhim shqip. Ia vlen të prodhojmë e konsumojmë shqip./K.C/dritare.net

