Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Studiuesi: Ëvetari i Veqilharxhit u shkrua në shtëpinë e Elena Gjikës!

Studiuesi: Ëvetari i Veqilharxhit u shkrua në shtëpinë e

Ëvetari është abetarja e parë e gjuhës shqipe, shkruar nga rilindasi Naum Veqilharxhi, botuar për herë të parë në vitin 1844 me titull "Fort i shkurtër e i përdorshim ËVETAR SHQIP". Plot me mister është rrethuar edhe historiku i shkrimit të Ëvetarit. Studiuesi Ylli Rugova në librin e tij "Tipografia shqiptare 1555-1912" identifikon disa fakte të pathëna për vendin ku u shtyp Ëvetari i Naum Veqilharxhit.

Studiuesi: Ëvetari i Veqilharxhit u shkrua në shtëpinë e

I ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv, studiuesi Ylli Rugova thotë se abetarja e parë e gjuhës shqipe u shtyp në shtëpinë e Elena Gjikës.

Një mister tjetër i shtypshkrimit shqiptar është puna e Ëvetarit. Data e shtypjes dihet 1844, por vendi éshtë spekuluar shumë herë. Një detaj që u ka shpëtuar studiuesve është se te portreti i Naum Veqilharxhit shkruan me alfabetin e Veqilharxhit një emër që është G. Vendrich. Unë bëra një kërkim dhe më rezultoi se G Vendrich ishte një litograf që ka punuar në Bukuresht gjatë kësaj periudhe. Më këtë vërtetohet që shtypi është bërë në Bukuresht dhe përmes tij identifikojmë edhe teknikën e shtypjes, litografimi që është një teknikë e shtypjes përmes gurit. Vizatohet një pllakë guri dhe përmes saj kopjohen faqet e librit. Vendrich në periudhën që po flasim punishten e ka pasur në shtëpinë e babait të Elena Gjikës që ishte një tjetër befasi e madhe. Në një prej librave ai e përshkruan vendin ku ështé duke punuar dhe thotë se është duke punuar në hanin e Mikail Gjikës, që është i ati i Elena Gjikës.”, tregon studiuesi në DritareTV.

Studiuesi: Ëvetari i Veqilharxhit u shkrua në shtëpinë e

Elena Gjika ishte shkrimtare dhe publiciste përparimtare rumune me origjinë shqiptare. Ajo lindi në Bukuresht të Rumanisë më 22 janar të vitit 1829. Ndonëse vendlindja e saj ishte Bukureshti, ajo përmend në letrat e saj origjinën e familjes së saj nga qyteti i Pargës.

Elena Gjika me aktivitetin e saj si shkrimtare dhe publiciste, përkrahu lëvizjen e Rilindjes Kombëtare, si dhe lëvizjen kulturore përparimtare të Evropës. Ajo mbajti lidhje të ngushta me veprimtarë të shquar siç ishin: De Rada, Dhimitër Kamarda, Zef Jubani, Zef Serembe, Thimi Mitko, etj./K.C/dritare.net