
Gjergj Leka pas ndarjes nga jeta të nënës: Më ike, mezi prisje të bashkoheshe me babin
E Hënë 28 Shtator 2020, 20:08
Dritare.net
Ditën e sotme ndërroi jetë dirigjentja e parë shqiptare, Rozmari Jorganxhi. Jorganxhi ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare, në Trieste të Italisë.
Djali i mezzosoprano-s, Gjergj Leka ka reaguar për ndarjen nga jeta të nënës, përmes një postimi prekës në Facebook.
Kantautori shkruan se, e ëma u largua nga kjo botë, në ditën e lindjes së babait, Kostandin Lekës, i cili ka vdekur vite më parë.
“Më ike e nuk të dhashë puthjen e fundit. Mezi po prisje të bashkoheshe me babin dhe pikërisht sot në ditëlindjen e tij u ngjite lart. Mi bëj hallall të gjitha fajet!”, shkruan kantautori./K.C/dritare.net

















