SPAK operacion në disa qytete. Lëshohen 6 urdhërarreste
E Enjte 1 Gusht 2024, 12:12
Dritare.net
SPAK po kryen një tjetër aksion disa qytete të vendit. Mësohet se deri më tani janë firmosur 6 urdhërarreste. Ende nuk duhet se kush janë personat e përfshirë, teksa priten nga momenti në moment të tjera detaje.
Burime për mediat thonë se është zbuluar edhe një arsenal armësh.
Ndërkohë ditën e djeshme SPAK-u ka zhvilluar një operacion të gjerë gjatë të cilit u lëshuan 30 urdhërarreste.
Operacioni i quajtur “Plumbi i Artë 2” u zhvillua menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u kap gjatë operacionit policor të koduar “Arratia” në Fier. Gjatë operacionit policor të koduar “Golden bullet” janë ekzekutuar 18 masa sigurimi, prej të cilave 9 masa sigurimi janë ekzekutuar në disa IEVP./K.C/dritare.net