
SPAK arreston shefin e krimeve të Durrësit
Dritare.net
SPAK-u ka zbardhur dhe tri vrasje të rënda që tronditën Elbasanin ndër vite. Prokuroria e Posaçme ka firmosur në total 36 urdherarreste.
Mes emrave që janë firmosur urdhërarreste nga SPAK janë shefi i krimeve të Durrësit, Agustin Cinari, zëvendësdrejtori i Burgut të Bradasheshit, Martin Musaj pasi dyshohet për lidhje me grupet kriminale në Elbasan. Masë sigurie 'arrest shtëpie' është firmosur për ish-gjyqtaren e gjykatës së Elbasanit, Pajtime Fetahu e cila është e shkarkuar nga vetingu si dhe dy policë. Urdhërarrest është lëshuar edhe për Talo Çelën e Hajdar Bako alias Çopja i cili sipas dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani pranoi t'i jepte 1 milion e gjysëm euro vetëm t'i jepte provën që mundet ta vriste Erjon Alibej.
Shumica prej personave të cilëve u është firmosur urdhërarresti nuk ndodhen në Shqipëri ndërsa deri tani dihet që është ekzekutuar urdhërarresti për shefin e krimeve Cinari dhe zëvendësdrejtorin e burgut Bradashesh.
SPAK-u ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar për këtë operacion./K.C/dritare.net

















