
“Sot me Xhesin”/ Me çfarë ilaçesh e kurojnë shqiptarët Covid-19 dhe mjekimi i duhur!
Dritare.net
Në emisionin e sotëm u diskutua protokolli italian me anë të së cilit jepeshin këshilla dhe sugjerime të pranuara gjerësisht nga shumë mjekë të cilët kanë rënë në një dakordësi mbi atë çka nuk duhet të bëhet në këto raste. Në faqen zyrtare të Dritares kanë mbërritur rrëfime nga të infektuar të cilët na kanë treguar se çfarë kanë përdorur ata konkretisht në përballimin e periudhës së infektimit. Ata pohonin se kishin qenë në kontakt të vazhdueshëm me medikamente si antibiotike, por nuk mungonin vitamina nga më të ndryshme. Gjatë lidhjes live patëm gjithashtu konfirmime nga ndjekës që na shkruanin nga Gjermania, Italia dhe madje nga Karolina e Jugut të cilët pohonin efektin serioz që sjellin antibiotikët e përdorur në masë të gjerë dhe te pakontrolluar. Madje Madona, infermiere në Gjermani na raportoi se përdorimi i tepërt i tyre sjell pasoja të rënda duke theksuar se përdorimi i oksigjenit në shtëpi i pamonitoruar nga ekspert edhe i pakontrolluar nga askush sjell në implikime si koma dhe pasoja akoma më fatale. Infermierja në Bremen të Gjermanisë na analizon gjithashtu situatën atje dhe mënyra sesi kurohen pacientët duke filluar që nga sinjalizimi i infektimit me anë të testit e deri te kurimi progresiv i mëtejshëm i pacientit. Analiza e plotë si më poshtë:
“Mjekimi kundër Covid-19 që në momentin që identifikohet se je i infektuar, është specifik në bazë të simptomave që paraqet i infektuari pra nuk ka një kurë fikse, të gjithë i marrin mjekimet në mënyrë specifike dhe të ndryshme. Këtu në Gjermani në Bremen kemi gati 20 pacientë të cilët janë pozitiv dhe marrin shumë pak antibiotikë. Ata që i marrin antibiotikët e bëjnë këtë sepse e kanë nivelin e infeksionit në gjak në nivele të larta. Në rast se ky nivel dhe këto vlera janë të lartë në këtë raport vendoset edhe niveli i antibiotikëve, theksoj se duhen patur parasysh edhe sëmundjet e tjera shoqëruese që mund të ketë pacienti ose situatës aktuale të pacientëve. Ka shumë pacientë që janë pozitiv por nuk marrin antibiotik ashtu si ka shumë pacientë që i marrin ato por që është gjithmonë në raport me vlerën e infeksionit që matet çdo ditë sepse çdo ditë bëhen analizat e gjakut për të parë nivelin e avancimit të infektimit ose përmirësimit. Antibiotikët funksionin e tyre e kanë të lidhur me infeksionet duke i luftuar ato ndaj edhe në këtë rast virusi luftohet po me këto antibiotikë. Pra duhet përmendur që antibiotikët jepen vec në kushtet kur pacienti ka simptoma të rënda te virusit. Ajo që jepen më së shumti është kortizoni e një ndër to është edhe dexamethasoni madje jepet në rreth 90 për qind të rasteve. Standarde është edhe dhënia e holluesve të gjakut gjatë periudhës se infektimit pastaj në bazë të saturimit të oksigjenit në gjak jepet oksigjeni i nevojshëm. Nuk mungon as terapia për mushkëritë që quhet inhalimi i mushkërisë me NaCl 0.9 pë rqind që është kripa e gjellës dhe ka raste të tjera kur kjo përberje që inhalohesh nuk është NaCl por një përbërje medikamentesh të tjera. Do shtoja dicka të vecantë në përfundim të analizës. Një tjetër metodë është ajo e xhelit e cila realizohet tek të gjithë pacientët me një aplikim në trup në pjesën e kurrizit e më pas procedohet me aparaturën masazhuese. Kjo stimulon mushkërinë të kollitet dhe të zhbllokohen rrugët e frymëmarrjes. Nuk mungon as gjimnastika te pacientet pra muskulatura e trupit, gjimnastike fizike. Antibiotikët nuk duhet të përdoren ndaj rekomandohet shmangia e tyre pasi në mënyrë që ato të kenë efektivitet të lartë duhet të jepen venoze. Nëse jepet në formë orale ndikon në stomak në mukozën e stomakut duke ulur imunitetin e organizmit dhe ndikon në sistemin e tretjes dhe jo vetëm shtojmë këtu edhe pasoja si ankthi frika depresioni që vjen nga kjo gjendje. Nuk mungon as reagimi alergjik, pra nëse vendoset në mënyrë venoze i bie të shpohesh shumë herë edhe rrezikon mundësinë e infektimit nga këto vigonë edhe pse sterilizimi është në maksimum por nuk përjashtohet mundësia e një infeksioni spitalor. Pra ndodh që ti nuk e suporton dot edhe nga motive të alergjisë ose vendi i injeksionit të infektohet. Ndaj duhet kursyer sa më shume përdorimi i tyre sepse ndikimi lidhet edhe me sistemin nervor ndaj duhen shmangur dhe të jepen neë raste ku nuk ka zgjidhje më të mirë. Gjithashtu një informacion të shkurtër. Ekziston një trajtim i quajtur Remdesivir një kombinim i 3 preparateve i përdorur për ebolën. Jepet në SHBA, në Japoni si dhe në disa vende në Europë si rasti jonë në gjermani. Jepet maksimumi 5 ditë dhe sasia shkon në 100 mg në ditë. Për të marr këtë Remdesivir duhen disa kritere ti plotësoj pacienti më pas për t’ia dhënë këtë medikament, që jepet venoz, duhet një përgjegjësi shumë e madhe ndaj mblidhen disa mjekë bashkë me kryemjek në vizita e vendosin nëse do jepet. Mesa kam dëgjuar atje tek ne një trajtim i tillë kushton 4000€.”
Në fund të transmetimit direkt u rilexua protokolli i kurës ndaj Covid-19 duke rikthyer në vëmendje këshillat dhe sugjerimet e mjekëve italianë./dritare.net

















