
Mjekët italianë: Ja protokolli ynë i kurës për Covid-19!
Dritare.net
Federata Rajonale e Urdhrit të Kirurgëve dhe Stomatologëve në Lombardi, ka publikuar më datë 12 nëntor protokollin e mjekimit të pacientëve me Covid-19. Për herë të parë, këtë protokoll të mjekëve italiane e sjell në shqip, dritare.net
Më poshtë protokolli!
"Federata e Urdhrit të Mjekëve të rajonit të Lombardisë nisur nga situata me Covid-19 në vend, ka kërkuar bashkëpunim me Institutin e Sëmundjeve Infektive, për të krijuar një protokoll të përbashkët, që të përdoret nga mjekët në trajtimet e pacientëve.
“Vademecum”, do të mund të jetë udhëzuesi i stafeve mjekësore që ata të jenë më të qartë në lidhje me trajtimet që bëjnë për pacientët e dyshuar, ato të infektuar apo ato që kanë sëmundje shoqëruese ndërkohë që janë infektuar me Covid-19.
Progresi i situatës aktuale të pandemisë kërkon aktivizimin e të gjitha forcave të përfshira në kujdesin shëndetësor. Zbulimi i infektimit me SARS-Cov-2 në fazat e para është me rëndësi që pacienti të mund të trajtohet.
Mjekësia në terren ajo më afër me qytetarët, ka një detyrë të rëndësishme, por, përkundër angazhimit dhe sakrificës së mjekëve, deri më tani ka mungesë të indikacioneve për trajtimin e pacientëve të dyshuar dhe ato që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Nga pikëpamja e testeve dhe mjekësisë në terren, ne nuk e dimë çfarë duhet bërë për të përmirësuar rezultatin e sëmundjes, por dimë se çfarë nuk duhet bërë.
Me rëndësi është mospërdorimi i antibiotikëve, përveç në rastet pneumonisë së dyshuar bakteriele, ndryshe nga propozimi i vetë mjekëve të përgjithshëm edhe në fazat e para të sëmundjes.
Federata i vë këto shënime në dispozicion për të gjitha stafet mjekësore, përmes institucioneve dhe organizatave të ndryshme, me shpresën për të gjetur një përgjigje të thjeshtë, të menjëhershme dhe praktike, duke rezervuar të drejtën për të paraqitur në dokument ndryshime të reja kur ato të jenë të disponueshme.
Klasifikimi i pacientëve me infeksion SARS-CoV-2
• Rasti i vërtetuar: subjekti me tampon nazofaringal me provë molekulare ose antigjen pozitiv
• Rasti i dyshuar: pacienti me simptoma që përputhen me infeksionin SARS-CoV-2 me një rezultat tamponi që nuk është kryer akoma ose nuk është subjekt me test nazofaringal negativ (me provë molekulare dhe / ose antigjenike) negative, por me një probabilitet të lartë të infeksionit, përmendim këtu kontaktin me një të infektuar të konfirmuar me Covid-19.
Diagnostifikim i pacientit të konfirmuar ose të dyshuar, pavarësisht se testi mund të ketë rezultuar negativ:
• Në rastin e dyshimit të lartë klinik dhe tamponit të shpejtë antigjenik negativ, kryhet një test nazofaringal molekular
• Në rastin e një pacienti me simptoma të vazhdueshme (më shumë se 5 ditë) ose i vlerësuar me një probabilitet të lartë të progresionit klinik , kriter është mosha mbi 50 vjeç.
Trajtimet simptomatike
- Përdorni paracetamol në trajtimin e etheve (deri në 3g / ditë, të ndara në 3 doza, në distancë kohore 6 orë
- Hidratim i domosdoshëm oral
- Mjekim për kollën(nëse ju krijon probleme gjatë gjumit).
- Mos harroni se sa shumë rëndësi ka ushqyerja e duhur.
Trajtimet specifike
Për momentin, asnjë trajtim nuk ka treguar një përfitim të qartë për pacientët, simptomat e rënda të të cilëve kërkojnë shtrimin në spital.
Në çdo rast, ka disa terapi që janë nuk rekomandohen pasi ato nuk kanë treguar asnjë lloj efikasiteti në asnjë mjedis dhe e ekspozojnë pacientin ndaj rreziqeve të mundshme të pajustifikuara nëse administrohen pa monitorimin e duhur, informon dritare.net
Në veçanti nuk rekomandohet përdorimi i azotrimicinës, përveç në rastet kur ekziston dyshimi i bazuar mirë për infeksion bakterial kontekstual.
Përdorimi i antibiotikëve me spektër të gjerë nuk është treguar i dobishëm te pacientët e shtruar në spital për COVID-19 ndërsa, përkundrazi, përdorimi pa kriter i antibiotikëve mund të çojë në rritjen e rezistencës dhe rrezikun e efekteve anësore.
Terapia me oksigjen në shtëpi
• Të vlerësohet rast pas rasti mundësia në pacientë me probabilitet të ulët të përparimit të sëmundjes përshkrimin e terapisë së oksigjenit në shtëpi në rastet kur kjo gjë është e mundur.
• Në rast nevoje për një terapi më të specializuar bëhet shtrimi në spital i pacientit.
• Në rast të vendosjes së terapisë mbështetëse me oksigjenin në shtëpi rekomandohet të rritet monitorimi i pacientit me të paktën 2 herë në ditë.
Rëndësia e vaksinimit ndaj gripit dhe pneumokokut
• Vaksinimi i gripit është treguar se ulur vdekshmërinë dhe shtrimet në spital për individë të moshës mbi 65 vjeç.
• Prandaj vaksinimi i gripit rekomandohet te të gjithë qytetarët mbi moshën 60 vjeç ose që i përkasin kategorive të përfshira në planin kombëtar të vaksinimit të gripit 2020-2021.
• Vaksinimet e gripit dhe pneumokokut mund të administrohen në mënyrë të sigurt pasi të arrihet stabiliteti klinik përtej fazës akute të sëmundjes./M.M/dritare.net

















