Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot mbahet konferenca "Diaspora flet". Të ftuar surprizë, Rita Ora dhe Erion Veliaj

Sot mbahet konferenca "Diaspora flet". Të ftuar surprizë,

Sonte, ora 18:30 do të mbahet konferenca virtuale "Diaspora flet", e cila do t'i kushtohet gjuhës shqipe dhe trashëgimisë. Edhe njëherë gjuha shqipe bën bashkë të gjithë bashkëkombësit tanë në një panel me rëndësi të veçantë, të moderuar nga gazetarja e njohur, Rudina Xhunga. Panelistë do të jenë: Agim Morina, Gazmend Kapllani, Muhamet Idrizi dhe Mimoza Hysa.

Sot mbahet konferenca "Diaspora flet". Të ftuar surprizë,

Por ka edhe një surprizë në këtë konferencë. Në sesionin përmbyllës që do të zhvillohet në orën 20:30 do të jenë ballë për ballë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Si duket një ditë e zakonshme e Rita Orës? Cila është përgjegjësia që ndjen ndaj vendit të saj? Cilat janë projektet më të reja të Bashkisë së Tiranës? Dhe shumë më shumë në bashkëbisedimin përmbyllës të konferencës. /K.C/dritare.net

Sot mbahet konferenca "Diaspora flet". Të ftuar surprizë,