Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

“Diaspora flet”, konferenca virtuale që bashkon figurat më të rëndësishme!

“Diaspora flet”, konferenca virtuale që bashkon figurat më

Një ngjarje e rëndësishme për shqiptarët që gjenden brenda dhe jashtë vendit po ndodh këto ditë në të gjithë trojet tona. “Diaspora flet”, një konferencë virtuale, e cila ka bashkuar figura shumë të rëndësishme të sferave të ndryshme ku shqiptarët kanë shkëlqyer ndër vite si: edukimi, biznesi dhe investimet, teknologjia dhe inovacioni, filantropia etj. Kjo hapësirë virtuale me folës të shumtë ka pasur zëra të rëndësishëm të kontribuuesve në vendet tona si Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, znj.Yuri Kim dhe Ambasadorin e SHBA-ve në Prishtinë, z.Philip S. Kosnett. Ambasadorët e nxitën Diasporën nëpërmjet kësaj dalje publike të gjejë mënyra për të kontribuar në forcimin e ekonomisë dhe institucioneve demokratike në vendlindjet e tyre.

“Diaspora flet”, konferenca virtuale që bashkon figurat më

Ndërkohë mes folësve dhe paneleve të ndryshme të këtyre ditëve të zhvillimeve të konferencës, ditën e nesërme, date 21 Nëntor një vend i rëndësishëm i jepet gjuhës amë, gjuhës shqipe që bën bashkë të gjithë bashkëkombësit tanë në një panel me rëndësi të veçantë të moderuar nga gazetarja e njohur, znj.Rudina Xhunga me temën 'Gjuha Shqipe dhe Trashëgimia' me panelistë si: Agim Morina, Gazmend Kapllani, Muhamet Idrizi dhe Mimoza Hysa.

“Diaspora flet”, konferenca virtuale që bashkon figurat më

Te tjerë të ftuar të rëndësishëm që kanë qenë pjesë e punimeve të konferencës “Diaspora Flet” janë: Atifete Jahjaga, ish-presidente e Kosovës, Maxim Caslli, drejtues i Deloitte Albania & Kosovo, Luljeta Minxhozi, Zëvendës i Parë i Bankës së Shqipërisë, Elvin Guri, filantrop etj./dritare.net