Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot doktor shkencash në Londër/ Altin Gjeta: Do kthehem në Shqipëri!

Sot doktor shkencash në Londër/ Altin Gjeta: Do kthehem në


Altin Gjeta, analist dhe kandidat për doktoraturë në Universitetin e Birmingham-it në Mbretërinë e Bashkuar, ishte i ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku, ku foli për Shqipërinë dhe shqiptarët jashtë vendit.

I lindur në Kukës dhe me një përvojë të gjatë akademike në Britani, Altin Gjeta tha se megjithëse aktualisht është i angazhuar si ndihmëspedagog në një nga universitetet më prestigjioze të Anglisë, dëshira e tij është të rikthehet në Shqipëri dhe të kontribuojë këtu.

“Kam dy vjet që jam shkëputur nga Shqipëria për të ndjekur doktoraturën time në Britani, ku gjithashtu jap mësim në universitet. Por unë e ndjej që përfundimisht dua të kthehem në Shqipëri. Është vendi im, është vendi që dua më shumë se çdo vend tjetër dhe më mungon shumë."– u shpreh Gjeta në një moment të sinqertë gjatë intervistës.

Altin Gjeta rikthen jo vetëm zërin e arsyes, por edhe atë të shpresës për një Shqipëri më të mirë, ku djemtë e vajzat që shkëlqejnë jashtë, si ai, të rikthehen e të kontribuojnë për vendin e tyre./K.C/dritare.net