Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Situata jashtë kontrollit në Liban/ Ish-ushtarakët pushtojnë Ministrinë e Jashtme, vritet një polic, qindra të plagosur!

Situata jashtë kontrollit në Liban/ Ish-ushtarakët pushtojnë

Të paktën 32 protestues janë dërguar në spitale, 110 janë trajtuar në vendin e ngjarjes pasi janë plagosur në protestat e dhunshme që kanë nisur atje për shkak të një shpërthimi të madh të martën në port, që u ka marrë jetën të paktë 137 personave.

Një grup protestuesish të udhëhequr nga oficerë të pensionuar të ushtrisë libaneze sulmuan ministrinë e jashtme në Beirut qendrore dhe e shpallën atë "selinë e revolucionit".

Demonstruesit gjithashtu dogjën një portret të Presidentit Michel Aoun.

"Ne po qëndrojmë këtu. Ne i bëjmë thirrje popullit libanez që të pushtojë të gjitha ministritë," tha një demonstrues në një megafon.

Pushtimi i Ministrisë, e cila u transmetua drejtpërdrejt në TV lokal, ndodhi pasi shumica e vëmendjes së forcave të sigurisë ishin përqendruar në një demonstrim të tensionuar kundër elitës qeverisëse disa qindra metra poshtë rrugës kryesore të Parlamentit./ I.M-Dritare.net