Trazirat në Liban pas shpërthimit tragjik/ Tërhiqet kryeministri: Do kërkoj zgjedhje të parakohshme!
E Shtunë 8 Gusht 2020, 19:07
Dritare.net
Kryeministri Libanez Hassan Diab tha të Shtunën se ai do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare për të zbutur një krizë politike përshkallëzuese pas shpërthimit katastrofik në portin e Bejrutit.
"Ne nuk mund të dalim nga kjo krizë pa zgjedhje të parakohshme parlamentare," tha ai, duke lexuar një deklaratë. Ai shtoi se nuk ishte fajtor për problemet e thella ekonomike dhe politike të vendit.
Deri më tani të paktën 137 persona kanë humbur jetën në Bejrut, 60 rezultojnë të zhdukur dhe mbi 6000 janë plagosur nga shpërthimi tragjik i së martës./ I.M-Dritare.net