Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si ka qenë emri i parë i Himarës! Flet historiani Pëllumb Xhufi!

Si ka qenë emri i parë i Himarës! Flet historiani Pëllumb

Prof. Pëllumb Xhufi rrëfen për gazetarin Dritan Hila, në dokumentarin “Kalaja e Himarës dhe historia e jashtëzakonshme e Arbërisë dhe Skënderbeut”, se si quhej Himara dikur.

“Himarjotët sot i thonë Himara Fshat, por në fakt ka qenë dikur qytet. Madje këtë qytet shumë perëndimor, kur vinin në shekujt XV-XVI, e quanin qyteti i Sergit, Sergiopolis. Sepse e identifikonin me shenjtorin e vendit, prandaj e quanin ashtu. E quanin qytet dhe gjithashtu fakti që dikur Himara ka qenë edhe peshkopatë tregon që kisha e Shën Sergit, që ka qenë edhe kisha katedrale e Himarës, ka qenë vend kryesor.”-shprehet historiani Pëllumb Xhufi/E.P-dritare.net