Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqiptari ynë eurodeputet! Voto Muharrem Salihu-Marco në Itali!

Shqiptari ynë eurodeputet! Voto Muharrem Salihu-Marco në Itali!

Muharrem Salihu-Marco është kandidat për zgjedhjet në Parlamentin Evropian. Kandidimi i tij është bërë nga koalicioni Shtetet e Bashkuara të Evropës, përkatësisht nga ish-kryeministri italian Matteo Renzi dhe Emma Bonino. Marco Salihu ishte sot i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV për të folur për kandidimin e tij dhe këtë moment të rëndësishëm për shqiptarët.

Shqiptari ynë eurodeputet! Voto Muharrem Salihu-Marco në Itali!

Ai kujtoi kohën kur u largua nga Medvegja në vitin 1986, drejt Zvicrës, aty ku u shkollua dhe më pas në Itali ngriti perandorinë e tij të biznesit. Gjithmonë kam pasur merak për vendlindjen time, ndaj thotë zoti Salihu, dy dekadat e fundit jam marrë aktivisht me fatin e shqiptarëve që kanë ngelur atje. Kjo është dhe arsyeja se përse vendosi të kandidojë për eurodeputet në zgjedhjet e qershorit, për të adresuar problemet e shqiptarëve të Serbisë dhe Italisë, në Parlamentin Evropian.

“Për lehtësi në procesin zgjedhor bëra një zgjedhje që në vend të Muharrem Saliu të vendos emrin Marko, siç më thonë prej 20 vjetësh në Venecia. Unë kam lindur në Medvegjë. Në vitin 1986 më është imponuar largimi nga vendlindja. Por tërë kohën kam qenë i lidhur me të. Dy dekadat e fundit jam marrë aktivisht me fatin e shqiptarëve që kanë ngelur atje. Angazhimi im më ka mbajtur afër të gjitha subjekteve politike në Itali në këto vite. Jo vetëm në Itali, por edhe në vende të tjera evropiane, aty ku adresoja çështje të caktuara dhe përtej Atlantikut. Në këtë frymë unë kisha disa raporte të restauruara me pothuajse shumicën e partive politike. Në këto zgjedhje unë kisha mundësi të isha në lista zgjedhore në disa subjekte, mirëpo fakti që historiku im, apo principet e angazhimet e mia ishin më të përshtatshme me ato që është angazhuar tërë kohën Emma Bonino ishin ato që predominuan për t’u vendosur në një parti si kjo edhe pse e vogël.

Shqiptari ynë eurodeputet! Voto Muharrem Salihu-Marco në Itali!

Në këto zgjedhje bëmë një koalicion të përbashkët me disa parti të tjera të vogla për të arritur pragun që ishte vendosur, atëherë kjo më dha sigurinë se mundi im nuk do shkojë kot në këtë garë. Ndaj vendosa të futem te Ema Bonino e cila është e njohur në Shqipëri, Kosovë dhe tërë rajonin. Italia është e ndarë në 5 njësi zgjedhore, të ndarë sipas kritereve dhe numrit të popullsisë. Unë i përkas njësisë verilindore, apo Nord Est ku përfshihen: Emilia Romagna, Veneto, Trentino Alto-Adigr, Friuli-Venezia Giulia. Është një kontingjent prej afro 11 milionë votuesish dhe janë gjithsej 12 subjekte politike që deponuan listat e tyre zgjedhore me nga 15 kandidatë në këtë njësi zgjedhore. Unë jam në listën e Shteteve të Bashkuara të Evropës ku është Emma Bonino, Italia Viva me ish-kryeministrin e Italisë Matteo Renzi dhe katër subjekte të tjera të vogla. Në listë jam pas Emma Boninos, mirëpo me një marrëveshje që kemi bërë ne Romë, Emma Bonino do të garojë në 4 njësi dhe do jetë në krye të listës, ndërsa ish-kryeministri në fund të listës. Ndërsa në njësinë zgjedhore ku garoj unë ata nuk garojnë fare. Ishte një marrëveshje në mënyrë që mos më penalizojnë me votat sepse nuk shih ndonjë rivalitet të theksuar në këtë listë.”, thotë zoti Salihu.

Shqiptari ynë eurodeputet! Voto Muharrem Salihu-Marco në Itali!

Zoti Salihu flet me krenari për arritjet e shqiptarëve në Itali, që sot janë kthyer në biznesmenë të suksesshëm, në elektorat të rëndësishëm ndaj ky është momenti që ata të shprehin vullnetin e tyre përmes votës. Tani është ai momenti kur fruti është i pjekur, shprehet zoti Salihu dhe nëse e vjelin e marrim, nëse jo do të shkojë kot.
“Unë jam dëshmitar i forcimit te migracionit, të komunitetit tonë edhe në vende të tjera. Tani shqiptarët janë bërë me të vërtetë një faktor i rëndësishëm që dikur ishin vetëm një krah pune. Sot janë shndërruar në punëdhënës të suksesshëm që paguajnë taksa, respektojnë të gjitha ligjet. Po ashtu janë shndërruar në një elektorat të rëndësishëm dhe këtë ne po e shfrytëzojmë.

Shqiptari ynë eurodeputet! Voto Muharrem Salihu-Marco në Itali!
Unë trajtoj disa çështje delikate për të cilat koha nuk pret shumë, siç është problemi i pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Jug të Serbisë, që përshpejtoi largimin e shqiptarëve nga andej. Duhej kërkuar një rrugë për të arritur në tryezat qendrore dhe për ta trajtuar këtë problem sa më parë. Unë po entuziazmohem shumë nga ndjeshmëria e shqiptarëve këto kohë për faktin se tanimë kemi një mundësi për të materializuar, kapitalizuar zërin tonë në Parlamentin Evropian. Zë i cili do të jetë zëri i shqiptarëve këtu edhe i gjithë shqiptarëve në Evropë. Ndihem krenar për gatishmërinë që po gjej në terren. Në të njëjtën kohë po ndiej edhe një barrë të madhe për faktin nëse do jem në gjendje t’i arrij të gjitha këto pritshmëri. Por në të njëjtën kohë e përjetoj si një inkurajim të madh se të gjithë më thonë që do jenë pas meje për gjithçka. Kjo po më bën të ndihem krenar se shqiptarët po ngrihen, po formohen, kanë kaluar nivelin e shtresave të mesme në mënyrë individuale dhe kanë arritur rezultate të mahnitshëm në të gjitha shtetet. Ne kemi 144 mijë shqiptarë në njësinë zgjedhore që kandidoj unë dhe do të mjaftonte çdo i katërt që të votojë. Jemi rritur shumë dhe shumë kohë kanë kaluar pa materializuar ato që na takon. Tani është ai momenti kur fruti është i pjekur, nëse e vjelin e marrim, nëse jo do të shkojë kot.”, thotë zoti Salihu./K.C/dritare.net