Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shpërthimi me tritol, drejtori i Policisë: Objektiv Preng Gjini, i plagosur edhe një kalimtar italian

Shpërthimi me tritol, drejtori i Policisë: Objektiv Preng Gjini, i

Rebani Jaupi, drejtor i Policisë së Tiranës,ka reaguar në një deklaratë në lidhje me shpërthimin e telekomanduar të një makine në Vasil Shanto në Tiranë.

Sipas Jaupit, i plagosur ka mbetur shtetasi Preng Gjini.

Ndërkohë është plagosur edhe një kalimtar italian që nuk kishte lidhje me ngjarjen.

“Ka ndodhur një shpërthim. Dyshohet me lëndë plasëse. Është ngritur grupi hetimor me specialistë dhe nën drejtimin e policisë kriminale së bashku me një qark tjetër që ne po kryejmë veprimet. Për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese, mjetin dhe pistat. Nuk dua ta bëj me dije në këto momente pasi po kryejmë të gjitha kontrollet por ka pista për një hakmarrje. I dëmtuari është futur në sallën e operimit, kemi edhe një kalimtar italian”, tha ndër të tjera Jaupi./ I.M-Dritare.net