
Kush është personi që iu bë atentat sot, vëllain ja vranë në sy të fëmijëve!
E Martë 15 Shtator 2020, 20:08
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vasil Shanto në Tiranë.
Një makinë është hedhur në erë me shpërthim të telekomanduar, ndërsa është plagosur shoferi i makinës.
I plagosuri nga atentati është Preng Gjini, vëllai i Armando Gjinit, i ekzekutuar në mes të Rrëshenit, në gusht të 2019 në sy të fëmijëve të tij.
Ndonëse ka mbetur një vrasje misterioze, pa autor dhe e kryer në mënyrë profesionale, djemtë e familjes Gjini në Rrëshen dyshohet se janë të përfshirë në trafiqe të lëndëve narkotike./ I.M-Dritare.net

















