Shkarkohet prokurorja e Dibrës, bashkëshortja e kandidatit të Berishës për zgjedhjet lokale
E Hënë 31 Janar 2022, 13:01
Dritare.net

KLP shkarkoi nga dehura prokuroren Belina Zeneli Kryemadhi. Ajo mbante postin e prokurores pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër. KLP pranoi kërkesën e ILD për dhënien e masës "shkarkim nga detyra".
Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkoi shkarkimin e magjistrates teksa ngriti akuza për zvarritje të proceseve dhe hetimeve, shkelje shumë të rënda disiplinore që kanë sjellë pasoja në dhënien e drejtësisë.
Belina Zeneli është bashkëshortja e kandidatit të grupit të rithemelimit për bashkinë e Dibrës, Premtim Kryemadhi./L.F-dritare.net