Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shembja e Teatrit Kombëtar, reagon Presidenti Meta

Shembja e Teatrit Kombëtar, reagon Presidenti Meta

Disa orë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ka reaguar Presidenti Ilir Meta.

Në një postim në Facebook, Meta e cilëson si krim kushtetues dhe ligjor.

Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet.

Kjo pamje do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në ‘67 mbi kishat dhe xhamitë.

KY ËSHTË NJË KRIM KUSHTETUES, LIGJOR DHE MORAL I PAAMNISTUESHËM", shkruan Meta./E.B-dritare.net