
Shembja e Teatrit/ Rama: Tiranën nuk e ndalin dot!
E Diel 17 Maj 2020, 08:08
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ka publikuar videon e të gjithë projekteve që janë kundërshtuar nga opozita në Tiranë, por që në fund janë ndërtuar.
Rama e nis me kendin e lojërave tek Parku i Liqenit, sheshin Skënderbej, pazarin e ri etj dhe përfundon me Teatrin Kombëtar, i cili u shemb për t’i hapur rrugën të riut.
Rama shkruan se janë të njëjtin njerëz që i kanë kundërshtuar këto projekte sepse nuk e duan zhvillimin, por shton se Tiranën nuk e ndalin dot./E.B-dritare.net

















