Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shakira: Do të luftoj për emigrantët. Unë kam qenë njëra prej tyre!

Shakira: Do të luftoj për emigrantët. Unë kam qenë

Shakira fitoi trofeun për albumin më të mirë latin pop, në ceremoninë e madhe Grammy të dielën mbrëma. Shakira tha se këtë çmim ia dedikon të gjithë emigrantëve në SHBA.

Shakira: Do të luftoj për emigrantët. Unë kam qenë

“Ky çmim shkon për të gjithë motrat dhe vëllezërit tanë emigrantë. Unë do të luftoj çdo ditë për ju.

Unë kam qenë gjithashtu një emigrante që kam ardhur në këtë qytet me një ëndërr. I di shumë mirë pengesat me të cilat përballen emigrantët. Por e di gjithashtu se sa shumë të fortë janë ata. Latinët janë njerëz të pandalshëm dhe unë nuk do të lodhem kurrë duke luftuar për ata dhe me ata.

Ky është rasti edhe për të nderuar të gjitha ato gra që punojnë fort për familjet e tyre. Ju jeni luftëtaret e vërteta”, tha Shakira pas marrjes së trofeut./L.F-dritare.net