Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Grammy Awards 2025. Më në fund, Beyonce fiton çmimin për albumin më të mirë!

Grammy Awards 2025. Më në fund, Beyonce fiton çmimin për

Beyonce fitoi (më në fund) çmimin për albumin më të mirë në 67th Grammy Awards në Los Angeles. Cowboy Carter është albumi i tetë i këngëtares e cila cilësohet si ndër më të mirat e botës. Sapo u lexua emri i saj Beyonce përqafoi vajzën e saj Blue Ivy, më pas bashkëshortin e saj Jay-Z, përpara se të shkonte në skenë për të marrë trofeun.

“Tani ndjehem e plotësuar. Kanë kaluar shumë e shumë vite, e më në fund erdhi dita e këtij çmimi. Jam e nderuar”, tha Beyonce.

Grammy Awards 2025. Më në fund, Beyonce fiton çmimin për

Këngëtarja ia kushtoi çmimin e saj Linda Martell, një nga pionieret për muzikantët me ngjyrë në muzikën country dhe gruaja e parë me ngjyrë që performoi solo në Grand Ole Opry (Ms Martell shfaqet në disa nga këngët e albumit Cowboy Carter).

Fitorja e yllit vjen 25 vjet pas nominimit të saj të parë për Grammy, si pjesë e grupit R&B Destiny's Child. Beyonce është ndër artistet më të vlerësuara në historinë e Grammys, me 35 trofe.

Por u desh që të ndryshonte zhanrin e muzikës për të fituar trofeun e madh. Ky çmim e bën Beyoncé gruan e parë me ngjyrë që fiton albumin e vitit që nga viti 1999, kur titullin e mori albumi i Lauryn Hill, The Miseducation of Lauryn Hill./L.F-dritare.net