Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rrush i thatë me xhin/ Dieta e 105-vjeçares që i mbijetoi dy lùftërave botërore, Grípit Spanjoll dhe Covíd-19!

Rrush i thatë me xhin/ Dieta e 105-vjeçares që i mbijetoi dy

Lucia DeClerck, e cila është 105 vjeçe dhe jeton në New Jersey, ka një shpjegim të pazakontë për mënyrën se si i mbijetoi Covíd-19. Ajo thotë për “New York Times” se jetëgjatësia e saj i atribuohet vetëm dy gjërave: "lutja, lutja, lutja" dhe shmangia e disa ushqimeve. Por ajo theksoi se një rol të veçantë e luan një zakon, për të cilin ne u habitëm kur e lexuam. Ajo ha nëntë rrush të thatë të lagur me xhin çdo mëngjes. Këtë gjë e ka bërë për pjesën më të madhe të jetës së saj. “Mbush një kavanoz me rrush të thatë, i lag me xhin, i lë për nëntë ditë të mbyllur dhe pastaj ha nga 9 çdo ditë.”,- thotë Lucia, informon dritare.net

Rrush i thatë me xhin/ Dieta e 105-vjeçares që i mbijetoi dy

Të hash rrush të thatë, të lagur me xhin nuk është aq e pazakontë sa mund të tingëllojë. Dhe ekspertët e shëndetit e kanë cilësuar si një ilaç popullor për artritin, megjithëse disa besojnë se efikasiteti i tij mund të jetë thjesht për shkak të efektit placebo.

Rrush i thatë me xhin/ Dieta e 105-vjeçares që i mbijetoi dy

Zonja DeClerck lindi në vitin 1916 në Hawaii nga prindër spanjollë dhe guatemalas dhe i ka mbijetuar të dyja lùftërave botërore, grípit spanjoll dhe tani kovídit. Ajo është martuar tre herë dhe ka një djalë. Lucia nuk është e vetmja qindvjeçare që i mbijetoi vírusit. Personi më i vjetër në Evropë, Motra André, u ínfektua me koronavírus në moshën 116-vjeçare.

Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar, 106-vjeçarja Mary Nicholson i ka mbijetuar kovídit dy herë dhe ajo falënderon uiskin për këtë, jo xhinin si Lucia./K.C/dritare.net