Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nesër mbush 117 vjeç/ Murgesha kalon kovidin: As që e kuptova që e kisha!

Nesër mbush 117 vjeç/ Murgesha kalon kovidin: As që e kuptova

Një murgeshë franceze që është personi më i vjetër në Evropë i ka mbijetuar Covid-19, vetëm disa ditë para 117 vjetorit të lindjes. Lucile Randon doli pozitive me koronavirus në 16 janar por nuk pati asnjë simptomë. Ajo tha për mediat lokale, se as që e kishte kuptuar që e kishte virusin.

Nesër mbush 117 vjeç/ Murgesha kalon kovidin: As që e kuptova

Ajo u izolua dhe tani është shëruar plotësisht. Motra Andre, është e verbër dhe përdor karrocë invalidi, ndërsa nesër do të mbushë plot 117 vjeçe. Kur u pyet nga transmetuesi francez BFM nëse ajo kishte frikë se kishte Covid, Motra Andre tha: "Jo, nuk u frikësova, sepse nuk kam frikë të vdes”./L.F-dritare.net