Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rreth 150 shkrimtarë, akademikë dhe aktivistë nënshkruajnë letër për fjalën e lirë!

Rreth 150 shkrimtarë, akademikë dhe aktivistë

Rreth 150 shkrimtarë, akademikë dhe aktivistë, përfshirë autorët JK Rowling, Salman Rushdie dhe Margaret Atwood, kanë firmosur një letër të hapur përmes së cilës dënojnë kufizimet e fjalës së lirë.

"Shkëmbimi i lirë i informacionit dhe ideve në një shoqërie liberale, po cenohet çdo ditë e më shumë," thuhet në letër.

Intelektuali amerikan Noam Chomsky, Gloria Steinem, autori Malcolm Gladëell, iu bashkuan letrës gjithashtu.

Autorja e Harry Potter, Rowling iu bashku letrës, pasi së fundmi u sulmua në internet për disa komente për njerëzit transgjinorë.

Në letër thuhet gjithashtu:

"Redaktorët pushohen nga puna nëse kundërshtojnë për diçka, gazetarëve iu ndalohet të shkruajnë për tema të caktuara.

Ajo u nënshkrua nga bashkëpunëtorët e hapur të New York Times David Brooks dhe Bari Weiss. Redaktori i faqes së gazetës u largua kohët e fundit në mes të trazirave, pasi publikoi një opinion nga Senatori Republikan Tom Cotton./L.F-dritare.net