Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Receta tradicionale. Ja si gatuhet kabunia krutane!

Receta tradicionale. Ja si gatuhet kabunia krutane!

Gazetari dhe fotografi britanik Robert Hackman gjatë qëndrimit në Krujë provoi kabuninë, ëmbëlsirën e famshme krutane. Nëse shkon edhe ti në Krujë, duhet ta provosh patjetër.

"Kjo është kabunia, një gatim tradicional krutan.

Është gatim që i përket zonës së Krujës?

Receta e këtij gatimi është e Krujës. E gatuajnë edhe vendet e tjera, por ka diçka specifike që e dinë vetëm krutanët. Do ta dish sekretin?

Më lër të vendos syzet!

Ka në përbërje një lloj orizi dhe rrush të thatë që është përbërësi kryesor. Shpresoj të të pëlqejë.

Ka gjithashtu kanellë, siç e shikon ne e kemi zbukuruar pjatën rreth e rrotull. Në përbërje ka edhe diçka tjetër. Këto copëzat e vogla që shikon përreth janë mish.

Por a është kjo një ëmbëlsirë? E konsumoni këtë pjatë pas pjatës kryesore apo jo?

Po, të gjithë njerëzve që ju tregojmë këtë sekret të gjithë janë të surprizuar. Asnjë nuk e pret që një ëmbëlsirë të ketë mish.

Dhe unë jam i surprizuar gjithashtu.

Çfarë lloji mishi ka në përbërje?

Është mish nga qafa e qengjit. Ne e ziejmë dhe e gatuajmë më pas në ëmbëlsirë me oriz dhe kanellë.

Do katër orë kohë që të gatuhet.

Pra është pak a shumë rizoto me mish, por e ëmbël. Çfarë e bën të ëmbël këtë pjatë?

Ka sheqer në përbërje. Orizi zihet, shtohen arra, më pas kanellë dhe në fund mishi dhe i lë të zihen bashkë.

Pra është një rizoto e ëmbël.

Hëm, është një pjatë unike.

Hm, jam i intriguar nga kjo pjatë. Kush do e provojë i pari?

Sigurisht, gjithmonë i ftuari.

E di që do të jetë shumë e mirë sepse ka dalë nga kjo kuzhinë të cilën e kam provuar edhe më parë kështu që e di që jam në duar të sigurta. Duket fantastike.

Çfarë janë këto copëzat e vogla?

Ah duket i gatuar shumë mirë.

Po, sepse është zier.

Ja më në fund, do të provoj kabuninë. Uau!

Ke provuar diçka të ngjashme më parë?

Më pëlqen. Më ngjan pak a shumë me atë ëmbëlsirën e bektashinjve.

Ngjan disi me atë por me thënë të drejtën, kjo më pëlqen më shumë.

Më pëlqen shumë, shumë. Isha pak i habitur se si mund të shijojë një ëmbëlsirë me mish."/dritare.net