Reagon vajza e 62-vjeçarit të vrarë: O bush, po unë s’kam kaluar akoma humbjen e mamit!
E Mërkurë 4 Shtator 2024, 21:09
Dritare.net
Enver Balla u vra me armë zjarri nga djali i tij Esmerald Balla më 13 gusht dhe u zbulua sot pasi i biri u mundua ta fshehë krimin duke e hedhur trupin e 62-vjeçarit në një pus.
Enver Balla kishte katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë, ndërsa bashkëshortja i kishte ndërruar jetë para 3 vitesh. Pak orë më parë ka reaguar edhe vajza e vetme e Enverit, përmes një postimi në Facebook.
“Më zgjo nga kjo ëndërr e zezë o Zot, unë akoma s’e kam kaluar humbjen e mamit dhe tani ike edhe ti o bush. O babi të lutem, o bab më zgjo nga ky makth.”, shkruan vajza në rrjetet sociale./K.C/dritare.net