Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama uron Pashkët: Kishat janë të mbyllura, por Zoti është pranë çdo familjeje që feston!

Rama uron Pashkët: Kishat janë të mbyllura, por Zoti

Kryeministri Edi Rama, mbrëmë në mesnatë ka uruar Pashkët Ortodokse. Rama shkruan në Facebook se edhe pse kishat nuk janë të hapura për shkak të pandemisë së koronavirusit, Zoti është pranë çdo familjeje që feston.

“Në këtë kohë të çuditshme tempujsh të kyçur, vijnë edhe Pashkët Ortodokse, pa kishat hapur por me Zotin pranë çdo familjeje që sonte feston GËZUAR PASHKËT”

Përsëri sot në mëngjes, kryeministri i vendit ka uruar besimtarët ortodoksë, përmes një video nga Opera Kombëtare e Parisit.

“MIRËMËNGJES, me një dhuratë të bukur nga Opera Kombëtare e Parisit për të gjithë ju dhe me një urim për besimtarët ortodoksë në këtë të dielë paqeje dhe reflektimi”, shkruan Rama.

/E.B-dritare.net