
Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët. Ja mesazhi i kryepeshkopit Janullatos!
Dritare.net
Besimtarët ortodoksë, edhe pse në kohë të vështira për shkak të koronavirusit, festojnë sot Pashkët.
Në meshën e mbajtur në mesnatë në Katedralen Orthodokse “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, kryepeshkopi Anastas Janullatos dhe një mesazh të rëndësishëm.
Janullatos tha se se kjo pandemi nuk duhet të na frikësojë dhe gjunjëzojë, por të gjithë së bashku me solidaritet dhe besim do të mposhtim këtë frikë që ka pushtuar gjithë botën.
“Ne nuk duhet të lejojmë që COVID-19 të na gjunjëzojmë, nuk duhet të izolohemi, por të mbështesim njëri tjetrin me fjalë dhe veprime të thjeshta. Nuk duhet të kufizohemi vetëm duke mbështetur familjen tonë, por ta zgjerojmë edhe te miqtë si afër dhe larg nesh. Sivjet le të transmetojmë dritën e shpresës dhe të mos pasjes frikë në mungesë të dritës nga një llambadarë tek tjetri”, tha Janullatos./E.B-dritare.net

















