
Rama: Rifillojnë fluturimet. Dështoi Meta me Leshkon dhe Leskon!
E Enjte 8 Prill 2021, 13:01
Dritare.net
Përmes një reagimi në Twitter, kryeministri Edi Rama njoftoi se fluturimet në aeroportin Nënë Tereza do të nisin normalisht nesër. Kreu i qeverisë shkruan se Meta dhe Saliu dështuan për bllokimin e vaksinimit.
“Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrunpallës në prag të zgjedhjeve dështoi! Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL!”, shkruan kryeministri Rama./L.F-dritare.net

















