
Rama në Tepelenë: Kalanë e Ali Pashës do ta çlirojmë nga ngrehinat pa leje për ta kthyer në destinacion turistik!
E Hënë 13 Korrik 2020, 14:02
Dritare.net
Kryeministri di Rama, sot ndodhet në Tepelenë.
Pas inaugurimit të bypassit, ka shkuar te Kalaja e Ali Pashës. Rama shkruan se kalaja do të pastrohet nga gjithçka që ka përreth për t'u kthyer në destinacion turistik.
"Tepelenë - Në kalanë e Ali Pashës, e cila po del nga rrethimi absurd i ngrehinave pa leje, ferrave e plehrave përreth murit, si edhe po çlirohet nga brenda prej gardheve, mureve, sustave, derrasave, llamarinave, mbeturinave, për t'u kthyer në një destinacion turistik, ku godinat që nuk do të prishen do të integrohen në një projekt banesash karakteristike, të cilat do t'u sjellin banorëve të kalasë të ardhura, si bujtina apo dyqane të vogla artizanati e produktesh të zonës", shkruan Rama./E.B-dritare.net

















