
Kryeministri Rama, e ka mbyllur javën në Vlorë. Prej ditësh ai ndodhet në qytetin bregdetar. Sot inspektoi nga afër disa biznese të vogla.
"Heqja e TVSH ishte gjëja më e mirë për biznesin. E nisëm deri në 80 milionë që bëmë një zbritje të fortë gjysmë për gjysmë të taksës që ishte më parë dhe pastaj e shtrimë në 120 milionë. Tani e çuam në 140 milionë . Deri te 100 pa taksa, pa TVSH, te 140 milionë pa taksa por me TVSH. Gjeja më e rëndësishme është se do shpëtoni nga çdo kontroll inspektimi dhe faturë, por duke monitoruar respektimin për punonjësit sigurimet shëndetësore e shoqërore" tha Rama gjatë bashkëbisedimit me përfaqëueseit e bizneseve që vizitoi.
Ndërkohë pas këtyre takimeve, pak nga koha e tij kryeministri ia ka kushtuar disa gjysheve vlonjate, për të konsumuar një kafe me to./L.F-dritare.net

















